Transmetuar më 07-11-2014, 18:24

Këtë të shtunë, diga e liqenit artificial të Tiranës do të kthehet në një pistë të vërtetë vrapimi për ti ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. Për të katërtin vit radhazi, shoqata MRDC (Medical Response to Diplomatic Corps) me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania organizojnë aktivitetin bamirës “Vodafone Vrapon për Fëmijët”.

Iniciativa ‘Vrapo për fëmijët’ ka lindur para tre vitesh si përgjigje ndaj nevojave të fëmijëve jetimë dhe të varfër që vuajnë prej sëmundjes së leucemisë. Në vitin 2013, Fondacioni Vodafone Albania iu bashkua kësaj nisme nën sloganin ‘Vodafone vrapon për fëmijët” dhe nga fondet e dhuruara u ndihmuan 13 fëmijë të sëmurë të shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë do mund te kontribuojnë në mbledhjen e fondeve përmes pagesës së tarifës së pjesëmarrjes. I gjithë fondi i mbledhur do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri të cilët kanë nevojë për seanca intensive kimioterapie.

I kthyer tashmë në një traditë, ky aktivitet do të zhvillohet sërish ditën e shtunë, 8 Nëntor, te liqeni artificial i Tiranës, ora 9:00, duke shpresuar që kontributet e mbledhura këtë vit të jenë akoma më të mëdha dhe të ndihmojnë akoma edhe më shumë raste fëmijësh që janë në pritje të shërbimeve mjekësore aq të nevojshme për ta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit