

Tiranë, 7 nëntor 2014, NOA.al- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një përmbledhje të punës së policisë në 400 ditë, duke thënë se janë arrestuar 9821 persona, ose thënë ndryshe 24.5 persona në ditë.
Ministri bën me dije se në 400 ditë, policia ka trajtuar 63.535 konflikte ndërmjet qytetarëve, ose thënë ndryshe 159 konflikte në ditë, ashtu sikurse ka sekuestruar 1175 armë pa leje.
Në profilin e tij në Facebook, Tahiri shkruan, “A e di se këto 400 ditë, policia ka sekuestruar 301.383 municion të paligjshëm? (753 municione/ditë). A e di së këto 400 ditë, policia ka kontrolluar 536.611 mjedise/mjete? (1.341 mjedise/ditë). A e di se Janar-Shtator 2013, policia ka vendosur 1.957 gjoba për kutinë e ndihmës së shpejtë përkundër 380 gjobave gjatë këtyre 400 ditëve? A e di se policia ka vendosur zero gjoba për jelekun e verdhë sepse nuk e kërkon ligji një gjë të tillë? A e di se policia ka vendosur zero gjoba për zjarrfikësen në makinë sepse nuk e kërkon ligji një gjë të tillë?”
Ministri shton më tej se në numrin falas 08009090 mund të denoncohet korrupsioni dhe sjellja e paligjshme e punonjësve të policisë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





