Transmetuar më 07-11-2014, 14:53

Torturuan për javë me radhë duke varur me kokë poshtë një fëmijë të vogël, mes të qeshurave të nënës dhe të dashurit të saj. Në këto kushte gjeti vdekjen një fëmijë amerikan i moshës tre vjeçare, Scott McMillan në Pennsylvania.

Autorë të kësaj ngjarje të rëndë janë nëna e fëmijës, 31 vjeçarja Jillian Tait dhe i dashuri i saj Gary Lee Fellenbaum 23 vjeç.

Çifti e torturoi për javë të tëra fëmijën, duke e lidhur pas karriges dhe duke e qëlluar me objekte të ndryshme.

Kur trupi i fëmijës u dërgua në spital, infermieret nisën të qanin përballë plagëve të tilla. Nga hetimet rezultoi se fëmija abuzohej fizikisht prej muajsh, por së fundmi dhuna ishte agravuar. Vogëlushi ishte qëlluar me tigan vazhdimisht dhe plagët e tij i shkaktuan vdekjen.

Siç raporton ABC, vogëlushi refuzonte të hante, kështu që 23 vjeçari e tërhiqte deri në dhomën e gjumit dhe e përplaste pas murit. Kjo gjë përsëritej sa herë që fëmija refuzonte të hante. Një natë teksa ktheheshin nga një mbrëmje që kishin kaluar jashtë shtëpisë, panë që fëmija nuk reagonte dhe lajmëruan ndihmën e shpejtë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit