Transmetuar më 07-11-2014, 11:58

Tiranë, 7 nëntor 2014, NOA.al – Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social “Twitter” një foto të një ndërtese të legalizuar, e cila është ndërtuar në muret e Kalasë së Tepelenës.

Krahas kësaj fotoje, Kryeministri poston edhe lejen e legalizimit e hipotekimit, akt i cili është kryer gjatë kohës që në pushtet ka qenë Partia Demokratike.

“Ja dhe një objekt i trashëgimisë historike të PD legalizuar e hipotekuar në muret e Kalasë së Tepelenës,  korrik 2013!”, – shkruan kreu i qeverisë në prezantimin e fotove për ndjekësit në rrjetet sociale “Twitter” e “Facebook”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit