Transmetuar më 07-11-2014, 11:43

Beyonce e ka shprehur hapur disa herë që do të ketë një fëmijë tjetër me bashkëshortin e saj Jay Z., me të cilin ka edhe një vajzë të moshës 2-vjeçare, të quajtur Blue Ivy.

Me sa duket, tashmë ylli i popit dhe rreperi janë duke planifikuar një shtatzëni të dytë, siç raportohet në revistën “OK!”.

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, do të “pregatisini” një fëmijë të dytë përpara Krishtlindjeve. Brenda pranverës së ardhshme ajo do të jetë përsëri shtatzënë”, -ka thënë një burim për revistën.

Pak muaj më parë për çiftin VIP u përfol një ndarje e mundshme dhe krizë e thellë në martesën e tyre, por gjithçka u përgënjeshtrua dhe çifti është në kërkim të një shtëpie të re për ta në kryeqytetin e Francës, Paris, ku me sa duket kanë në plan të transferohen. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit