Transmetuar më 07-11-2014, 11:23

Me sa duket, Miley Cyrus është duke u argëtuar dhe këtë herë, sipas “US Weekly”, këngëtarja ka vendosur të bëjë pjesë të argëtimit të saj, përmes flirtimeve të shumta, të birin e Arnold Schwarzenegger, Patrick.

Nuk bëhet fjalë për asnjë gjë serioze, por vetëm për një flirtim të vogël, gjë e cila u hamendësua edhe përpara disa muajsh. “Nuk është asnjë gjë serioze por Patrick do të shikojë si do të shkojë pëlqimi i tyre më tej. Ajo i pëlqen shumë”, ka thënë një i afërt i djaloshit për “US Weekly”.

Në vitin 2011, gjatë një interviste për “Details Magazine”, Patrick ka treguar se kishte një tërheqje të madhe nga ylli i popit. “Fillimisht kanë qenë thjesht shokë dhe të tillë kanë ngelur për një kohë të gjatë. Kanë shumë shoqëri të përbashkët dhe frekuentojnë të njëjtat vende. Partiak është një djalë i aftë dhe ashtu si Miley do të ecë përpara në Hollywood”, – ka thënë më tej burimi. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit