Transmetuar më 07-11-2014, 11:12

Durrës, 7 nëntor 2014, NOA.al – 3 persona të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike janë vënë në prangat e policisë së Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në zonën e ish –Kënetës janë konstatuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, duke u furnizuar me energji me anë të kabllove të lidhur direkt në shtyllat e shpërndarjes së tensionit në lagjen e tyre.

Të arrestuarit janë Aurel Tonin Kolmarkaj, Axhip Hasan Perleka dhe Sokrat Nesim Xhangoli, të tre banues në Lagjen 15/1 në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhje të energjisë elektrike”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit