Transmetuar më 07-11-2014, 08:50

Shkodër, 7 nëntor 2014, NOA.al – Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një 18-vjeçari dhe një 13-vjeçari në qytetin e Shkodrës, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë për NOA.al se K.L., 18-vjeç dhe A.A., 13-vjeç dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e 23- vjeçares S.K., disa mallra detergjentë.

Produktet e vjedhura kapin vlerën e 7000 lekëve të reja. Policia është duke hetuar mbi këtë ngjarje, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit