

Detaje të reja dolën mbrëmjen e sotme lidhur me masakrën me katër të vrarë në Tiranë. NOA.al ka siguruar informacionet më të fundit që disponon Prokuroria e Tiranës mbi ekspertizën e armës së zjarrit dhe gjurmët e gishtërinjve të të arrestuarve mbi krimin.
Nga ekspertiza ka dalë se në pistoletën e sekuestruar janë gjetur shenjat e gishtërinjve vetëm të të dyshuarit Kostandin Xhuvani.
Ndërkohë vetë i dyshuari, sot ka folur me grupin hetimor dhe ka deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjet. Xhuvani ka thënë se pistoleta e gjetur e hedhur pranë vendit ku ai u kap dhe me te cilën rezulton se janë kryer vrasje nuk është e tij. Madje ka thënë se nuk e dinte se e kujt ishte ajo armë. I dyshuari madje i ka sugjeruar policisë që ta gjejnë ata se e kujt ishte pistoleta që u sekuestrua në momentet e arrestimit të tij.
Për çdo pyetje tjetër që i është bërë nga grupi hetimor, Xhuvani ka thënë se nuk dinte asgjë, kurse ka shtuar se kërkonte të fliste me prani avokati.
Pretendimet e të dyshuarit vijnë ndërsa prokuroria thotë se ka siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se ai është autor i vetëm i vrasjes së katërfishtë. /a.b/noa.al/
Prokuroria e Tiranës: Të katër vrasjet i kreu Konstandin Xhuvani
Babai i Alfredit: Luiza Xhuvani të dorëhiqej më 2011 kur i biri më vrau djalin
Prokuroria zbardh hetimet e vrasjes së 4-fishtë në Tiranë
Vrasja e katërfishtë, në lokalin ku ndodhi krimi ushtrohej prostitucion
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





