Transmetuar më 06-11-2014, 20:58

6 nëntor 2014, NOA.al – 18 persona janë vënë në prangat e policisë dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit të Policisë së Shtetit në mbështetje të OSHEE, për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike.

Të arrestuarit akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim. 4 prej tyre janë elektricist në Lushnjë dhe në Fier, 1 është faturist në Lezhë ndërsa 11 prej tyre janë pronarë biznesesh.

Policia e Shtetit bën me dije se është vendosur të mbështesë OSHEE-në deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme të energjisë , duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit