Transmetuar më 06-11-2014, 20:26

Tiranë, 6 nëntor 2014, NOA.al – Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur për tryezën e organizuar nga Partia Demokratike për energjinë, lajmëroi se u vendos që më 22 Nëntor Shqipëria të ngrihet në protestë.

“Vendimi unanim ishte data 22 nëntor. "Shqipëria në protestë" kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës se karburanteve, tarifave të studenteve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato”, shkruan ish kryedemokrati Berisha në Facebook, duke sqaruar edhe arsyen e protestës.

Duke përmendur tryezën e dialogut me parti politike, sindikatat e pavarura, shoqata dhe përfaqësues të biznesit dhe grupeve të interesit, Berisha rikujtoi se në fjalën e tij theksoi që qeveria po thellon me shpejtësi varfërinë dhe mjerimin e qytetareve shqiptare.

Zotit Berisha flet në shkrim për bllokimin e heqjes së fashës mbrojtëse, sepse kjo, sipas tij, “do të rriste për 90% të shqiptarëve çmimin e energjisë në nivele 1-3 herë më të larta se sa në çdo vend tjetër në Europë, dhe se kjo rritje bëhet vetëm e vetëm për shkak të marrëveshjes korruptive me ÇEZ, me të cilën Rama i fali asaj 620 milionë euro detyrime me fatura të pranuara nga vetë ÇEZ ndaj ndërmarrjeve shqiptare dhe 3.2 miliardë euro kërkesa të ligjshme të palës sonë ndaj ÇEZ”.

Ai shtoi më tej se rritja e çmimit të energjisë bëhet për shkak të menaxhimit të keq të vjedhjeve dhe abuzimeve masive të drejtuesve dhe punonjësve të OSHEE.

Më tej Berisha sugjeron bllokimin e rritjes së çmimit të karburanteve, e cila, sipas ish kryedemokratit, ndikon në rritjen e të gjitha çmimeve. Ai kërkon rritjen e rrogave dhe pensioneve

Anulimi i rritjes së tarifave të studentëve, të cilat sipas deputetit Sali Berisha “rëndojnë buxhetin e 160 mijë familjeve shqiptare dhe i bën këto tarifa në terma reale 2-10 herë më të larta se në të gjitha vendet e kontinentit”, ishte një nga kërkesat e tjera emergjente që ai parashtroi në shkrim. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit