

Tiranë, 6 nëntor 2014, NOA.al – Dy persona kanë mbetur të plagosur para pak minutash në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Të dëmtuarit janë atë e bir, të cilët janë qëlluar me thikë nga një person i tretë.
Burime nga policia thanë për NOA.al se autori i dyshuar i plagosjes është R.Hasani, i cili është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit.
Mendohet se shkak i sherrit, i cili më pas ka përfunduar në goditje me thikë, është bërë një çështje prone. Të plagosurit janë si Xheladin J., 63- vjeç dhe i biri 34-vjeçar, Fejzullah J., ndërsa autori është dhëndrri dhe kunati i viktimave.
Në gjendje të rëndë raportohet i moshuari 63-vjeçar. Policia është vënë në kërkim të autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





