











I ngjan pak bukuroshes së fjetur, por në fakt është Jada Pinkett Smith, sipas bashkëshortit Will, i cili nuk ka hezituar ti bëjë një foto të shoqes ndërsa ajo është duke fjetur dhe më pas ta shpërndajë në rrjetet sociale.
Ajo jo vetëm që nuk është acaruar me këtë veprim, por e ka cilësuar edhe di tepër joshës shpërndarjen në Facebook të shpinës së saj të zbuluar.
Siç duket, çifti i martuar prej vitit 1997 vijojnë të kenë ende të ndezur mes tyre pasionin e zjarrtë. Pinkett Smith, e cila është 43 vjeç ka shkruar në Facebook: “është sekreti më seksi që kam provuar ndonjëherë. Im shoq më bën një foto teksa unë fle. Më ka bërë disa foto të cilat dhe mi ka treguar e mua më pëlqen se tepërmi mënyra se si ai më shikon me sytë e tij”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





