Transmetuar më 06-11-2014, 15:04

Tiranë, NOA.al- Dita e premte do të jetë nën ndikimin e vranësirave që në orët e para të mëngjesit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të gjenerojne shira. Mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar të gjithë territorin nga shira të dobët. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në zonat jugore, ku më problematike situata do të paraqitet në ekstremin jugor. Parashikohet që situata e paqëndrueshme e motit të mbetet prezent edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit në mëngjes do të rriten me 2 gradë, ndërsa mesdita do të sjellë renie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 4- 5 ballë.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave ciklonare në Jugperendim të Europës do të sjellë vranësira dhe shira të konsiderueshëm në gadishullin Iberik dhe ishujt britanike. Po ashtu, vranësira dhe shira do të ketë në zonën rreth Alpeve Europiane duke përfshirë edhe rajonin e Mesdheut, si pasojë e ndikimit të qendrës së dobët ciklonare mbi këto rajone. Me shira të konsiderueshëm dhe stuhi të forta ere paraqitet situata në Ballkanin Verior. Ndërsa Europa Qendrore, Veriore dhe ajo lindore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit