Transmetuar më 06-11-2014, 13:39

Leçe, 6 nëntor 2014, NOA.al- U vra gabimisht, gjatë kohës që përdorej për një lojë të rrezikshme nga punëdhënësi i tij, i cili e përdorte si një shënjestër të lëvizshme që duhej shmangur. Është ky fundi tragjik i 23 vjeçarit shqiptar Qamil Hyraj, i vrarë në Itali më 6 prill me një të shtënë pistolete, në zonën e Porto Cesareo, në Leçe.

Ai u vra nga 31 vjeçari italian Giuseppe Roi, i cili u arrestua ditën e djeshme pas hetimeve disa mujore, si i dyshuari kryesor për vrasjen e bariut shqiptar të cilin e kishte punësuar.

Sipas organit të akuzës, Roi i cili pëlqente përdorimin e armëve, përdorte si shënjestër objekte të ndryshme dhe atë ditë kishte zgjedhur një frigorifer. Plumbi i parë përfundoi pikërisht tek shënjestra e tij, ndërsa plumbi i dytë përfundoi në kokën e bariut shqiptar, i cili ndodhej pak më larg frigoriferit.

Edhe babai i 31 vjeçarit, Angelo Roi, 68 vjeç u shoqërua në polici, për fshehje krimi, pasi në kohën e vrasjes denoncoi vjedhjen e disa deleve, për të krijuar alibinë se bariu shqiptar ishte vrarë nga hajdutët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit