Transmetuar më 06-11-2014, 12:53

Tiranë, 6 nëntor 2014, NOA.al- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deklaroi se Policia e Shtetit është e angazhuar në hetimin e pasurive të pajustifikuara dhe aseteve kriminale. Gjatë takimit të zhvilluar me Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane, Franco Roberti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, u diskutua për çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve, duke e vënë theksin te hetimi i aseteve kriminale dhe pastrimi i parave me burim kriminal.

Prokurori Roberti i bëri me dije ministrit Tahiri se Shqipëria është vendi prioritar për Italinë dhe se mbeten të gatshëm të ofrojnë ndihmë dhe ekspertizë, për konsolidimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nga ana e tij Tahiri theksoi angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit që pas rezultateve në luftën kundër drogës, do të kthehet në prioritet hetimi i pasurive të pajustifikuara dhe aseteve kriminale. Ministri nënvizoi domosdoshmërinë e shtrirjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese në të dy anët e kufirit, duke thënë se mafia dhe organizatat kriminale nuk kanë barriera mes tyre./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit