Transmetuar më 06-11-2014, 12:38

Tiranë, 6 nëntor 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Dremokratike Lulzim Basha deklaroi se aksioni kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, është tumnajë për të fshehur rritjen e energjisë elektrike.

Në një takim të organizuar në selinë blu, me ekspertë të sektorit të energjetikës kryeopozitari tha se situata sa vjen e po përkeqësohet dhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike ajo do të përkeqësohet më tej.

Sipas kreut të PD, nga aksioni i policisë kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike klientët e qeverisë në këtë fushatë dhe ata që kanë lekë të ngrohin xhepin e qeveritarëve ia kanë hedhur paq, por se ata që nuk kanë lekë, janë goditur të parët.

“Lepuri fle tjetërkund, lepuri fle te çmimi e energjisë elektrike. Kjo tymnajë fshihet tek rritja e çmimit të energjisë elektrike, sepse kështu mendon Kryeminsitri se do fshihet rritja e çmimit të energjisë dhe se kjo zhurmë do të mbysë skandalin e madh të marrëveshjes me CEZ ku janë falur 600 milionë euro, ndërsa fatura i kaloi shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Në vijim ai tha se sipërmarrjet po goditen nga rritja e çmimit, ndërsa kërkoi që ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë, duke shtuar se arrestimet selektive kanë tronditur qytetarët. Basha kërkoi amnistinë e faturave të kripura nga CEZ, duke kujtuar se ky është një premtim i Kryeministrit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit