




Të punuarit për një kohë të gjatë me turne të pastabilizuar, mund të çojë në dëmtime të shumta për organizmin, që nga kanceri i gjirit, ulçera, probleme pjellorie te mashkulli dhe sëmundje kardiovaskulare, por problemi kryesor lidhet me aktivitetin celebral.
Ky fakt është zbuluar nga një studim francez i publikuar në revistën shkencore “Occupational & Environmental Medicine”, i cili zgjati për 18 vjet.
Në vitin 1996 u u përzgjodhën 3232 persona, në mesin e tyre punonjës dhe pensionistë, të cilët iu nënshtruan testimeve për kapacitetin e tyre memorizues.
Të njëjtët persona në vitin 2001 dhe në 2006 iu nënshtruan testeve të tjera, për të parë rezultatet.
“Vumë re një diferencë të ndjeshme në testet e atyre që punonin, ose kishin punuar për një kohë të gjatë me turne, krahasuar me ata persona që kishin pasur një punë më stabël. Këta të fundit kishin kapacitet më të mirë memorizues, për të mësuar dhe për të pasur rezultate më të mira. Ndërkohë kush kishte lënë punën me turne, kishte shënuar një përmirësim të ndjeshëm edhe në pak vite”, shprehen studiuesit.
Më tej thuhet se mes dëmtimeve që mund të sjellë puna me turne, është stresi dhe mungesa e shoqërizimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





