Transmetuar më 05-11-2014, 21:32

Me sa duket, një takim i nxehtë mes dy partnerëve ka përfunduar në spital. Pas një loje erotike të zhvilluar me të dashurën e tij, një burrë ka përfunduar në spital, pasi ka pësuar disa fraktura.

Ka mjaftuar një moment i vetëm i pakujdesisë dhe gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Mjekët janë detyruar të operojnë mashkullin, të cilit i kishte ngecur në pjesën e pasme një vibrator, i përdorur për të nxitur fantazinë erotike në çift.

Mjekët e kanë cilësuar dhimbjen të ngjashme dhe po aq të madhe sa dhimbjet që i shkaktohen femrave gjatë lindjes. Në fund të operacionit, i cili përfundoi me sukses, mjekë dhe të pranishëm në sallë duartrokitën dhe inkurajuan burrin, raporton “Il Gazzettino.it”. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit