

“Kanë ndërruar gjashtë mësuese në dy vjet. Fëmijët janë të shpërqendruar dhe qajnë. Nuk është kjo shkolla dhe modeli që duam tu japim fëmijëve tanë, duke i edukuar”, – kanë thënë prindërit e disa fëmijëve në klasën e tretë fillore në një shkollë në Mira 2-Oriago në veri të Italisë.
Ata tregojnë se fëmijët e tyre janë tejet të shpërqendruar dhe se nuk mund të mësohen me një metodologji të mësimdhënies, për shkak se mësueset e tyre po ndryshohen disa herë brenda vitit dhe se ky është viti i tretë që ndikon negativisht në formimin e tyre.
“Fëmijët kanë qarë pasi shpesh mësohen me një mësuese dhe e kanë të vështirë të ambientohen me një të re. Iu vjen keq për “humbjen” e një mësimdhënësieje si dhe për veten e tyre, duke qenë se hasin vështirësi”, – janë shprehur prindërit për “Il Gazzettino.it”, të cilët kanë kërkuar që situata të zgjidhet një herë e përgjithmonë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





