Transmetuar më 05-11-2014, 19:34

Gjirokastër, 5 nëntor 2014, NOA.al – 11 ton mallra kontrabandë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe si pasojë, në pranga kanë rënë dy doganierë.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se të arrestuarit nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” janë 60 vjeçari Afrim Saraçi dhe 34 vjeçari Kreshnik Dacaj, të dy me detyrë doganier në doganën e Kakavjës dhe banues në Tiranë.

Rreth orës 04.30 të mëngjesit të sotëm, dy doganierët gjatë kohës së shërbimit kanë lejuar futjen e disa automjeteve me mallra kontrabandë  në vendin tonë.

Bëhet fjalë për ullinj të pa ambalazhuar, dhe pa kryer procedurat përkatëse të zhdoganimit të mallit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë i 6 drejtuesve të automjeteve që kishin mallin kontrabandë. Ata janë L. L banues në Berat; D.H, banues në Fier; R.B, banues në Berat; V.K, banues në UraVajgurore-Berat; E.K, banues në Ura Vajgurore, Berat si dhe A.K, banues Kutalli-Berat.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit