Transmetuar më 05-11-2014, 19:09

Një buzëqeshje e bukur dhe dhëmbë të bardhë të shkëlqyeshëm është dëshira e çdo personi. Në fakt, nuk është mirë që të ngelemi vetëm me dëshirën, por një gjë të tillë mund ta bëjmë realitet, jo vetëm duke shkuar tek dentisti, por edhe duke u kujdesur vetë për higjienën e gojës dhe duke ngrënë në përditshmëri disa ushqime që ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve.

Ja cilët janë këto ushqime:

Luleshtrydhet – Përmbajnë acid malik, i cili vepron në dhëmbë për të larguar nga këto sipërfaqe njollat e ngelura nga ushqimi.

Mollët– Ndihmojnë për të mbajtur xhenxhivet të shëndetshme.

Mentja– Është në një farë mënyre, një pastë natyrale.

Mëndërza– Konsumojeni sa më shumë të gjallë, pasi është një antibiotik natyral dhe ndihmon kundër baktereve.

Farat e susamit – Përmbajnë kalcium që është shumë i nevojshëm për dhëmbët.

Qepët – Ndihmojnë në ruajtjen e smaltit.

Dardhët – Ndihmojnë në mbrojtjen e cepave të dhëmbëve dhe e mbajnë gojën të freskët.

Limoni – Është një produkt shumë i mirë për të pastruar gojën dhe dhëmbët. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit