

Tiranë, 5 nëntor 2014, NOA.al – Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pritur sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin çek, Jan Hamáček.
Z.Rama diskutoi me Hamáček marrëdhëniet midis dy vendeve. Gjatë bisedës u shpreh vullneti për të intensifikuar kontaktet në të gjitha nivelet dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Kryeministria informon se Z. Hamáček e vlerësoi një sukses të Shqipërisë, marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian si dhe ofroi gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e Çekisë edhe për fazën tjetër të procesit të integrimit.
Ndër të tjera, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe mirëpriti kontributin e mëtejshëm në këtë drejtim. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





