Transmetuar më 05-11-2014, 15:00

Tiranë, NOA.al- Gjatë paradites i gjithe vendi do të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme. Më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore veriore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave në veri të vendit duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë. Për sa i përket pjesës tjetër të Shqipërisë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Parashikohet që vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë vendin edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat minimale dhe maksimale. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine maksimale 38 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, ku shira më të dendur do të bien në veri të Italisë. Gjithashtu, me vranësira dhe shira do të jenë vendte e balltikut si edhe Britania e Madhe, situatë kjo e ndikuar si pasojë e kalimit të një sistemi frontal drejt këtyre rajoneve. Here pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Moti i kthjellët do të dominojë në Gadishullin Iberik, Europën Juglindore si edhe atë Lindore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit