

Fier, 5 nëntor 2014, NOA.al- Një i ri nga Fieri i është shmangur policisë duke devijuar kontrollin prej saj, me synimin se do mund të fshihte lëndën narkotike që kishte me vete.
27 vjeçari Ermir Berisha është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Fierit bashkë me mjetin e tij tip Audi me targa AA 274 IF, pasi ka refuzuar që ti nënshtrohet kontrollit të agjentëve dhe ka bërë manovra duke devijuar automjetin dhe është ngjitur në trotuar.
Nga aty ai ka hedhur nga dritarja e makinës një qese me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, në tentativë për t’ia fshehur policisë. Aktualisht pas shoqërimit të Berishës nga ana e uniformave blu po punohet me synim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





