

Korçë, 5 nëntor 2014, NOA.al- I rrihte, i keqtrajtonte dhe nuk kursente ofendimet mbi gruan dhe as mbi fëmijët e tij të mitur.
48 vjeçari Petro Trajanovs po hetohet nga policia e Korçës, pas denoncimit të bërë nga gruaja dhe fëmijët e tij.
Burime zyrtare nga blutë e këtij qyteti thanë për Noa.al, se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për E.Trajanovs, 41 vjeç dhe fëmijët e saj A.Trajanovs 15 vjeç dhe 11 vjeçarin A.Trajanovs me banim në lagjen nr.10.
Tre anëtarët e familjes minoritare maqedonase që jetonin në Korçë, kanë denoncuar para uniformave blu se në gjendje të dehur 48 vjeçari i rrihte vazhdimisht, por së fundmi situata ishte bërë edhe më e rëndë. Kjo ka bërë që gruaja 41 vjeçare të kërkojë ndërhyrjen e uniformave blu, për të shpëtuar veten dhe fëmijët nga dhuna./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





