








Nëse zëri i saj mund të cilësohet brilant, kur vjen fjala për trupin, ajo lë për të dëshiruar. Këngëtarja Lady Gaga e njohur për çmenduritë me pamjen e saj, ka befasuar vërtetë në koncertin e saj në Milano të Italisë.
Ajo u zhvesh e gjitha në skenë nën sytë e fansave dhe spektatorëve, teksa ndërronte veshjet e performancës. Gaga hoqi sutjenat dhe pantallonat, duke veshur një palë mbathje të verdha dhe më tej fustanin e ri.
Gjatë këtyre momenteve hiret e saj dolën në pah duke ndezur skenën, për shkak të veprimeve pikante të saj. 28 vjeçarja Stefani Germanota, i cili është edhe emri i vërtetë i këngëtares, i kishte mbledhur flokët me një kapuç në mënyrë që të vendoste lehtësisht paruken. Gaga ndodhet në Itali në kuadër të turneut “The Artpop Ball tour”.
Për të parë më tepër nga performanca e nxehtë në skenën e Milanos, shfletoni galerinë e fotografive bashkëngjitur, ashtu sikundër mund të klikoni në videon që gjeni më poshtë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





