








Si vajza e një prej çifteve më të famshëm në botë, nuk është surprizë fakti që dy vjeçarja Blue Ivy Carter’s, ka një garderobë shumë ekstravagante për moshën e saj.
Këngëtarja Beyonce është fotografuar teksa mbante në krahë vajzën e saj e cila ishte veshur e gjitha me të zeza, me një stil shumë modern.
Nga ana e saj vetë këngëtarja kishte veshur një fund të ngushtë me vija dhe një buzë të bardhë, ndërsa qëndronte mbi takat e larta. Nënë e bijë dukeshin shumë të kuruara teksa ecnin së bashku në rrugët e Manhattan, New York (SHBA), ku nuk dukej prania e Jay Z. Prej kohësh Beyonce dhe Blue Ivy janë kthyer në ikona, lidhur me stilin e veshjeve të tyre dhe ndikimin në moshat përkatëse.a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





