Transmetuar më 05-11-2014, 09:48

Gjirokastër, 5 nëntor 2014, NOA.al- Është zbardhur vjedhja me dhunë e një vajze në Lazarat, vjedhje e ndodhur në fillim të muajit tetor.

Si i dyshuar për vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e thikës, nga ana e uniformave blu u vu në pranga Marsel Bashimi, 27 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Siç raporton Noa.al, më 7 tetor, Bashimi me banim në lagjen "Manalat" të Gjirokastrës i ka dalë përpara një vajze, N.K., 20 vjeç dhe nën kërcënimin e thikës i ka marë celularin, gjatë kohës që kjo e fundit kthehej nga varrezat e fshatit, ku kishte shkuar për të vizituar varrin e një të afërmi të ndarë nga jeta.

Nga hetimi i uniformave blu u bë i mundur identifikimi i Bashimit, shpallja në kërkim dhe më tej arrestimi i tij. Lidhur me vjedhjen e të resë nën kërcënimin e thikës, banorët e zonës akuzuan një polic dhe mbështetur në këto akuza qëlluan me gurë efektivët e policisë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit