Transmetuar më 05-11-2014, 07:59

Zërat lidhur me fundin e martesës mes futbollistit Kaka dhe bashkëshortes së tij Caroline Celico nisën të qarkullonin qysh gjatë verës, me transferimin e futbollistit nga Milan në San Paolo.

Por tashmë zëdhënësi i futbollistit ka konfirmuar ndarjen mes çiftit historik duke thënë, “Janë ndarë, por nuk mund të jap detaje të tjera. Janë gjëra prvate”.

Ky lajm shkruhet nga portali brazilian “Globo”, duke cituar zëdhënësin e Kaka.

Futbollisti u martua me Caroline në vitin 2005. Mendohet se shkak për divorcin mes tyre është bërë transferimi i Kaka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nga muaji janar ai do të luajë në Orlando./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit