Transmetuar më 04-11-2014, 18:06

Tiranë, NOA.al- Dita e nesërme do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri në mesditë kur vranësirat do të pësojnë zhvillim në zonat veriore dhe veriperendimore duke rrezikuar shira të dobët e afat-shkurtër. Po ashtu edhe gjatë pasdites, zonat veriore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Gjatë natës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit duke lënë konstante vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verior, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det te arrije deri në 2 apo 3 ballë.

Europa

Europa Qendore dhe një pjesë e Mesdheut do të ndodhen në kushte të paqëndrueshme atmosferike, vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto rajone të kontinentit. Më problematike situata paraqitet në zonen e Alpeve dhe Italinë Veriore, ku shirat intensive do të shoqërohen në stuhi të forta ere. Kjo situatë do të jetë si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike si edhe kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Po ashtu kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme nga Europa Qendrore drejt rajonit të Balltikut dhe vendeve Nordike do të kushtëzojnë edhe në këto rajone vranësira dhe shira. Ndërsa me mot të kthjellët paraqiten: Europa Juglindore si edhe vendet e Lindjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit