









E mërkura e kaluar do të jetë një ditë e paharruar për vogëlushin Gabriel Santistevan. Djali i cili jeton në Aurora, të Colorado (SHBA), është i prekur nga kanceri në tru, dhe pak ditë më parë realizoi ëndrrën e tij, atë për tu bërë polic.
Gabriel, është nëntë vjeç dhe prej dy vitesh ka mësuar për sëmundjen e rëndë, por pavarësisht kësaj nuk ka hequr dorë nga dëshira për tu bërë polic.
Për këtë arsye Departamenti i Policisë në Aurora, pasi mësoi për dëshirën e fundit të tij, vendosi që ta plotësojë atë.
Ai u ftua në godinën e policisë, ku iu dorëzua materiali i nevojshëm për policët si dhe bëri betimin me kapele në kokë. Pas kësaj ai udhëtoi edhe me makinën e policisë, me sirenat ndezur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





