Transmetuar më 04-11-2014, 15:43

Modelja shqiptare Angela Martini po njeh vetëm sukses në rritje dhe kjo gjë tregohet edhe nga kopertinat e revistave botërore.

Së fundmi modelja shqiptare ka realizuar një shërbim të nxehtë fotografik, duke treguar hiret e saj, teksa ka pozuar për revistën zvicerane “Sette”.

E veshur me të brendshme të zeza, Angela tregon një trup të përkryer dhe të tonifikuar, ku në sajë të pozicionit në të cilin është fotografuar, pozat e saj janë vërtetë drithëruese.

Ka qenë vetë Martini e cila ka postuar disa nga fotografitë në profilin e saj në Instagram, duke i ndarë me fansat dhe ndjekësit e saj.

Angela ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sette”, duke bërë që në kopertinën e saj modelja shqiptare të cilësohet si “Një zjarr i ndezur”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit