













Mjafton përsëritja çdo ditë e një ushtrimi të vetëm të yoga-s për të reduktuar deri në masën 50% harkimin në mënyrë të gabuar të shtyllës kurrizore, për të gjithë ata që vuajnë nga skolioza.
Bëhet fjalë për Vasisthasana, ose atë që njihet ndryshe si pozicioni lateral, i cili nuk është lehtësisht i arritshëm nga fillestarët. Ata që kanë gjetur përfitimet që mund të merren nga ky ushtrim kanë qenë kërkuesit në Columbian Universitu, ndërsa rezultatet janë publikuar në “Global Advances in Health and Medicine”.
Këtë pozicion e kanë provuar rreth 25 persona që vuajnë nga skolioza. Pasi e kanë praktikuar çdo ditë rreth 90 sekonda në ditë, pas rreth 7 muajsh, harkimi i shtyllës kurrizore është reduktuar me 19% deri në 50%, duke treguar për rezultate mjaft pozitive dhe inkurajuese. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





