Transmetuar më 04-11-2014, 10:40

Ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj të moshës 16 vjeçare, ndërsa ai e ka filmuar në mënyrë të fshehtë dhe e ka nxjerrë pamjen më pas në rrjet. Kjo ka qenë arsyeja që Lucita Sandoval, një mësuese e gjuhës angleze në Argjentinë, të pushohet nga puna.

Ajo e ka kuptuar se po filmohej nëpërmjet një smartfoni vetëm pasi kishte përfunduar raportin seksual, por djaloshi më pas e siguroi se e kishte fshirë atë dhe çdo detaj tjetër që mund ta implikonte.

Në të vërtetë, duke përdorur rrjetin WhatsApp ai ia dërgoi videon të gjithë miqve, të cilët më pas e postuan në internet. Falë kësaj prove vizive autoritetet në Santiago, ku punonte gruaja, ta shkarkonin atë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit