Transmetuar më 04-11-2014, 10:07

Fier, 4 nëntor 2014, NOA.al – Edhe pse ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe kishte një urdhër nga policia, i cili i ndalonte ti afrohej sërish asaj, një 47-vjeçar nga Fieri nuk është ndalur para asgjëje dhe ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht ish-bashkëshorten.

Kallëzimi në polici është bërë nga viktima, D.G., banuese në Patos të Fierit, e cila ka denoncuar përsëri ngjarjen.

47-vjeçari Qani Manaj është arrestuar në akuzën “Dhunë në familje”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, duke qenë se autorit i ishte ndaluar me ligj ti afrohej viktimës, nëpërmjet një urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit