Transmetuar më 04-11-2014, 09:55

Stevie Wonder do të bëhet përsëri baba në moshën 64-vjeçare dhe bashkëshortja e tij Tomeeka Robyn Bracy thuhet se po pret të lindë tre fëmijë binjakë.

Këngëtari ka deri tani 8 fëmijë të lindur nga marrëdhëniet e tij me dy bashkëshorte dhe tre të dashura. Fëmija i fundit me Tomeeka ka lindur vitin e shkuar. Sipas miqve të Stevie, me kalimin e kohës ai është shndërruar në një prind të dashur dhe të kujdesshëm me fëmijët e tij, mosha e të cilëve varjon nga 40 vjeç në një vjeç.

“Më e madhja, Aisha, ka kaluar një kohë relativisht të shkurtër me të atin. Di Mumtaz ka shkëlqyer në talentin e tij dhe e ka ndihmuar së tepërmi me muzikën. Ai e di shumë mirë se atësia është një “profesion me kohë të plotë”. Tashmë që është në moshë të thyer, ka kohë mjaftueshëm për të ndenjur pranë fëmijëve të tij dhe nuk do të zhgënjejë asnjë prej tyre”, ka thënë një mik i këngëtarit./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit