Transmetuar më 04-11-2014, 08:44

Korçë, 4 nëntor 2014, NOA.al – 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, ndërsa janë sekuestruar 84 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Burime nga blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Pilotët” kanë rënë në pranga 22 vjeçari Dritan Myftari, 25 vjeçari Sonil Lika, 28 vjeçari Ylli Horanlli, 22 vjeçari Dorald Lemellari si dhe 27 vjeçari Stiljan Lika.

Arrestimi i tyre gjatë orëve të para të ditës së sotme u bë pasi të sipërpërmendurit dyshohet të jenë autorë të trafikimit nëpërmjet kufirit jeshil të 84 kg e 287 gr kanabis sativa, e sekuestruar nga policia greke në tokën e rreth orës 03.00, të datës 3 nëntor.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar 3 automjete dhe 7 aparate celularë të markave të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit