

Ka qenë një hakmarrje e denjë për të bijën, ajo që babai i një viktime të abuzimit ka bërë ndaj një përdhunuesi.
Bëhet fjalë për një prind në zonën Khajuri Khas në New Delhi, Indi, i cili ka ftuar në shtëpinë e tij për të darkuar përdhunuesin e të bijës. Duke u fshehur pas këtij preteksti, babai i viktimës ka lidhur pas një karrige abuzuesin e së bijës dhe më pas i ka djegur atij me një thikë të nxehtë organet gjenitale.
Vajza 14-vjeçare ishte përdhunuar disa muaj më parë. I ati është akuzuar për vrasjen e përdhunuesit, i cili nuk u ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Menjëherë pas aktit të kryer, babai i vajzës është vetëdorëzuar në polici ku ka treguar gjithçka që ka ndodhur.
“Menjëherë pas rrëfimit të tij dërguam një skuadër të policisë në vendin ku ishte kryer krimi ndaj përdhunuesit dhe hoqëm kufomën prej andej, në mënyrë që 14-vjeçarja të mos përballej me një pamje të rëndë, ndërsa i ati akuzohet për vrasje”, – ka thënë për mediat vendase një polic. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





