Transmetuar më 03-11-2014, 21:32

Tiranë, 3 nëntor 2014, NOA.al – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i pranishëm në edicionin e 12 të Tirana International Film Festival, u shpreh se ndërt të vetmet rritje pozitive që vendi ynë po përjeton krahas gjithë këtyre rritjeve negative, është ajo e TIFF.

“Në këto javë dhe muaj, kur lajmet për rritje e për shumëfishim, zakonisht na  trembin, siç janë ato që kanë lidhje me çmimin e energjisë apo shumëfishim të aplikimeve për lotarinë amerikane, apo për shumëfishime të tjera të pakëndshme, i vetmi lajm që nuk na tremb por na gëzon dhe duhet të na gëzojë ka të bëjë me sasinë, sepse edhe sasia është e rëndësishme, është fakti se këtë vit 4.5 herë më shumë kineastë, regjizorë kanë klikuar një pikë të re por premtues reference që është Tirana International Film Festiva”, – u shpreh kryetari Basha.

Ai tha se në 6 vitet e ardhshme, publiku bashkëkohor i kryeqytetit, shqiptarët por jo vetëm, edhe miqtë e huaj do të kenë mundësi që me sytë e tyre të shikojnë, të vlerësojnë, të ndihen pjesë e një auditori kosmopolit, në një qytet i cili me të  vërtetë ka shumë rrugë për të bërë, ka ardhur nga një e kaluar jo e mirë, por që ka besim.

“Një besim që e ripërtërin edhe në kohë të vështira, e veçanërisht në kohë të vështira, për ekonominë dhe për sigurinë e gjithsekujt, siç ripërtërij sot, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë qytetarëve besoj të këtij qyteti, vëmendjen tonë për të mos neglizhuar shpirtin dhe mendjen”, u shpreh në fjalën e tij Lulzim Basha gjatë këtij aktiviteti. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit