Transmetuar më 03-11-2014, 19:38

Jeremy Meeks, i cili u bë i famshëm në të gjithë botën falë bukurisë së tij dhe u cilësua si i burgosuri më seksi dhe joshës për femrat, me sa duket tashmë ka një konkurrent të ri.

Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Sean Kory. Ai ka flokët me rasta, sytë jeshilë dhe një trup që mjaft femra do të ëndërronin për të dashurin e tyre. Kështu Sean po shndërrohet dalëngadalë në kriminelin më seksi në botë, duke lënë pas bukurinë e Meeks.

Kory dyshohet se ka goditur një gazetar me një raketë tenisi, pasi i ka ulëritur atij fjalët “Urrej Fox News”. Ngjarja me sa duket ka ndodhur gjatë natës së Halloween në Santa Cruz.

Fotot e shkrepura nga policia kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale siç ka ndodhur më parë me Jeremy Meks dhe me hajduten seksi Stephanie Beaudoin. /a.s/noa.al

Arrestohet hajduti më i bukur i të gjitha kohërave, mijëra pëlqime për të (FOTO) 

Krimineli simpatik që po çmend fansat në rrjetet sociale (Fotot-Video)  Krimineli që bëri për vete femrat, do të bëhet model (Foto-Video)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit