Transmetuar më 03-11-2014, 19:25

Tiranë, 3 nëntor 2014, NOA.al – Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, e cilëson reformën në arsim si anti-reformë duke vlerësuar se kryeministri aktual, Edi Rama njoftoi që më parë se do të nisë fshesën e hekurt të partisë kundrejt mësuesve.

“Dy ditë më parë, Rama nga Vlora njoftoi shqiptarët se të hënën do të dëgjonin një lajm tronditës për arsimin e mesëm. Kështu sot, ai njoftoi se do të nisë fshesën e hekurt të partisë mbi mësuesit dhe mësueset e shkollave të mesme dhe zëvendësimin e tyre me xhahil, militant partiak, injorant madje dhe pedofil si ndonjëri që drejton këtë anti-reformë në ministri”, – shkruan në Facebook ish kreu demokrat.

Z. Berisha vijon më tej duke thënë se për të pastruar me fshesën e partisë arsimin e mesëm nga burra dhe gra që prej dekadave kanë shkrirë jetën dhe energjitë e tyre në edukimin e të rejave dhe të rinjve, Rama trilloi dhe mashtroi me pretekstin se në arsimin e mesëm, sipas tij në mësimdhënie 1480 mësues janë jashtë profilit të tyre.

Sipas ish kreut të qeverisë, kjo është "gënjeshtër e turpshme". Berisha shkruan më tej se njoftimin për fshesën ndaj mësuesve të vendit Rama e mbylli me vendimin se tani e tutje mësuesit do t’i emërojë ai nëpërmjet një provimi dhe tha se ata që nuk do të binden do të burgosen.

Ai thotë se Edi Rama krijoi kabinetin qeveritar intelektualisht më të dobët, më pykë, që nga koha etërve të tij. “Në kabinetin e tij të gjithë ministrat, përveç tre prej tyre, janë jo pa tituj dhe grada shkencore por janë mbetës në universitete dhe të detyruar të ndërrojnë deri në tre universitete për të marrë atë të shkretë diplomë, ose janë pa diplomë apo të diplomuar apo mbrojtur masterin në universitetet që ai mbylli. Vetë piktori dështak ka patur raportin e të sëmurit mendor me shkollën, por pozita e lartë e të atit i siguronte gjithnjë notat që donte”, thotë në shkrim ish kryeministri Berisha.

Ai e mbyll duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos lejojnë që “një i sëmurë psikik të shkelmojë mbi dinjitetin tuaj, shkollën, edukimin tuaj dhe të fëmijëve”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit