

Për një zhvillim të qëndrueshëm dhe novator të qyteteve AMC mbështeti Forumin e parë ndërkombëtar në Shqipëri për “Qytetin Inteligjent” që nisi punimet në Durrës.
Synimi i forumit ishte të mbledhë dhe të shkëmbejë ide, dije, eksperienca e praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat do të shkrihen me vizionin e qyteteve inteligjente, për një zhvillim të bashkëkohor.
Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të kabinetit qeveritar shqiptar, ministra të Kosovës, Maqedonisë dhe aktorë të rëndësishëm në fushat përkatëse nga Italia, Anglia, Austria, Holanda dhe Gjermania, diskutuan bashkërisht për nismat e ardhshme dhe bashkëpunimin për krijimin e qyteteve inteligjente.
AMC si çdo herë me kontributin e saj mbështet nisma të tilla bashkëkohore që ndihmojnë në përmirësimin e qyteteve dhe nivelit të jetesës së shqiptarëve.
Vetëm këtë javë AMC solli në Shqipëri ekskluzivisht teknologjinë më të fundit të telefonisë celulare iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Si pjesë e gjigantit të telekomunikacionit Deutsche Telecom, AMC prej vitesh ka qenë pararojë e novacionit në Shqipëri duke sjellë shërbime dhe pajisje inteligjente që lehtësojnë komunikimin. AMC , si kompani e përkushtuar në angazhimin e saj teknologjik, thotë se do të vazhdojë mbështetjen ndaj këtyre nismave, duke dhënë kontributin e saj sistematik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





