Transmetuar më 03-11-2014, 15:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet do të karakterizojnë motin në pjesën më të madhe të vendit. Por gjatë orëve të mesditës do të ketë vranësira si fillim në zonat veriore e me pas edhe në zonat malore jugore duke gjeneruar shira të izoluar pikërisht në të dy ekstremet.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira zonat malore veriore dhe ato jugore.

E njëjta situatë atmosferike do të na shoqërojë në mbremjë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 3 ballë.

Europa

Vendet Perëndimore dhe Jugperëndimore do të ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jeëe dominuese.

Më problemtike situata do të jetë në Francë, Gjermani dhe Italine veriore ku shirat do të jenë të konsiderueshme.

Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten sot, gadishulli Skandinav, por shirat në këto rajone do të jenë në sasi të pakta.

Ndërsa masat ajrore të qëndrueshme do të karakterizojnë motin në Europën juglindore, Europën Lindore dhe gadishullin e Ballkanit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit