Transmetuar më 03-11-2014, 07:59

Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner u shtrua në spital mbrëmjen e së dielës në një klinikë në Buenos Aires.

Mësohet se shtrimi i saj është bërë për shkak të temperaturës së lartë dhe një gjendje infektive. Ky fakt u komunikua nga Presidenca.

61 vjeçarja Cristina Kirchner, e kishte nisur punën më 21 tetor pas një pushimi prej 48 orësh për shkak të faringitit.

Edhe në muajin korrik Kirchner ishte shkëputur për një periudhë nga puna për shkak të dhimbjeve në fyt dhe laringitit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit