Transmetuar më 02-11-2014, 16:32

Dieta mesdhetare mbron veshkat dhe redukton me 50% rrezikun e dëmtimit të tyre. Ky fakt tregohet nga një studim amerikan i Columbia University Medical Centers, ku ekspertët zhvilluan një studim bazuar mbi 900 persona, të cilët u mbajtën nën monitorim për shtatë vjet.

Studimi u botua në revistën shkencore “Clinical Journal of the American Society of Nephrology”, ku thuhet se vetëm në Amerikë prej veshkave janë të prekur 20 milionë persona.

“Dieta mesdhetare do të thotë të konsumosh rregullisht sa më shumë fruta, perime, peshk, bistaja, yndyra joshtazore, të reduktohet konsumi i mishit, i ushqimeve të konservuara dhe ëmbëlsirave të paketuara. Nuk ka ushqime magjike, por duhet një disiplinë ushqimore, lidhur me atë që hani, ku më e mira është që ushqimi të ketë bazë bimore”, shprehen ekspertët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit