Transmetuar më 02-11-2014, 15:16

Vetëm pak ditë më parë ajo u bë nënë, por ashtu sikundër qëndroi aktive gjatë gjithë shtatzënisë së saj, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, vijon të jetë e tillë edhe pas lindjes.

Gjosha është fotografuar pranë digës së Liqenit Artificial, teksa shëtiste duke shtyrë karrocën me djalin e vogël, Luis.

Ajo që bie në sy janë linjat perfekte të ministres, e cila e veshur me një fustan të zi dhe me një xhaketë ngjyrë rozë, duket me linjat në formë dhe pa asnjë kilogramë të tepërt.

Kujtojmë se më 23 tetor Gjosha solli në jetë të voglin e saj, ndërsa pavarësisht periudhës së lejes pas lindjes, pritet që së shpejti të rifillojë sërish punën në ministri./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit