Transmetuar më 02-11-2014, 14:27

Singapori është një vend paqësor, por për disa kohë shumë banorë ishin të shqetësuar, pasi netët e tyre shqetësoheshin nga një kukull.

Historia duket sikur del nga një film horror dhe kukulla e “mallkuar” arrinte të lëvizte e vetme, të fliste madhe dhe të godiste. Mbi të gjitha ishte e pamundur të çlirohej prej saj, pasi kush kishte tentuar ta braktiste, e kishte gjetur sërish brenda pak kohëve në shtëpi.

Kukulla përndiqte ata që e posedonin dhe për tu liruar prej saj, e vetmja mënyrë ishte ta bekonin duke shkruar me shkronja arabe “bismillah”, si e vetmja rrugë për të dëbuar djallin prej saj.

Sado e çuditshme që mund të duket, kjo kukull u bë një prej argumenteve më të diskutuara, pasi pavarësisht se tentonin ta digjnin apo ta shkrinin me acid, asgjë nuk kishte rezultat. Aktualisht kjo kukull është zhdukur prej disa kohësh, ndërsa nuk dihet fati i saj. Lidhur me misterin e zhdukjes së kukullës, përflitet edhe rasti i një vrasje dhe vetëvrasje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit