
Të dhënat po ngarkohen...





Sa e lehtë mund të jetë të kontrollosh veten pas ngrënies së disa prej specave më pikantë në botë? Mjeshtrat danezë të Danish National Chamber Orchestra, vunë veten në provë dhe pranuan ftesën e komikut danez, Claus Pilgaard.
Ata dhanë shfaqjen “Tango Tzigane Jalousie” të Jacob Gade pasi kishin ngrënë një vakt tejet pikant me spec djegës. Rezultati është vërtetë befasues, pasi pjesëmarrësit e orkestrës gjatë gjithë shfaqjes kanë shpërthyer në lot, kanë ndërprerë disa herë interpretimin dhe janë mbushur me frymë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
