Transmetuar më 02-11-2014, 10:09

U dënua me një vit burg, Ghoncheh Ghavami, e reja britanike me origjinë iraniane, e cila u gjykua në Iran, për shkak se kishte tentuar të ndiqte një ndeshje volejbolli për meshkuj, në muajin qershor.

25 vjeçarja kishte nisur një grevë urie, për të protestuar kundër kushteve të saj në burg. Ajo u arrestua në 20 qershor dhe u urgos në burgun e Evin në Teheran, pasi së bashki me disa aktiviste të tjera tentoi të merrte pjesë në takimin e World League, Iran-Italia, pavarësisht rregullores morale islamike-shiite, që i ndalon femrat në ndeshje të tilla. Ghoncheh u la fillimisht në liri me kusht dhe më tej u arrestua sërish./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit